Reklamë I Love Orange

Dashamir Malo, një oficer policie poet – VIDEO

Dashamir Malo, një oficer policie poet

 

Dashamir Malo, lindi në Malëshovë, Përmet.

Tingëllon e çuditshme që një oficer policie të shkruajë poezi, por nuk do të thotë gjë, poezia i përket sferes së djathtë të trurit dhe inteligjenca sferës së majtë. Poezia është një lloj arratisje, rebelimi është akt i parë i lirisë. E rëndësishme është të bësh diçka në kohë të ndërmjetme. Unë gjatë punës rutinë shkruaj dy-tre vargje’.- rrëfehet Dashamir Malo.

 

 

Natyrisht në rini nuk ka ëndërruar të bëhet polic. Profesioni që i dhanë në diktaturë nuk e pengoi të zhvillojë talentin.

“Ëndrra ime pas gjimnazit ishte të vazhdoja për pikturë, por rrethanat e donin që të shkoja në atë shkollë. Unë jam krenar për organizatën ku bëj pjesë. Çdolloj pune ka një lloj poezie brenda. Puna në polici duket hermetike, por nuk është kështu pasi ka shumë oficere policie që lexojnë libra, dhe në tavolinat tona jashtë punës flasin për poezinë, artin.

Si përmetar i rritur në Sarandë, Dashamir Malon e ka frymëzuar si mali ashtu dhe deti.

“Motivet e para janë të vendlindjes, si mali, lisi, deti. Unë në fillesat e mia e kam quajtur Sarandën “një dritare e kaltër”. S’mund t’i zhbëjmë këto pallate që janë ndërtuar vitet e fundit, gjithsesi Saranda do të mbetet “një dritare e kaltër”.

Poezitë e tij janë përfshirë në disa antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Midis tyre vlen të përmendet “Na bashkon një det” (Un mare ci unisce), botuar në Itali në vitin 2017. Ai ka një kontribut të veçantë dhe ne organizimin e aktiviteteve pasi çdo vit ka sjellë në Sarandë poetë nga mbarë bota, të cilët mund të quhen pa frikë “ambasadorë të kulturës sonë”.

 

“Në 2023 iu përkushtova Festivalit Poetik ‘Takohemi në jug’ me pjesëmarrjen e 400 poetëve. Në këtë event, i pari i këtyre përmasave, morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si Argjentinë, Gjermani, Kosovë, Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Francë, Maqedoni e Veriut, etj.  Ata janë ambasadorë që e shpërfaqin kulturën tonë në botë”.

Midis vlerësimeve që ka marrë poezia e Dashamir Malos vlen të përmendet Çmimi i Parë, për ciklin me poezi, “Ylberë të rremë”, në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Poezisë që është zhvilluar në Bullgari.

 

Në 2023 si pjesë e Grupimit të Poetëve të Jugut ka organizuar në Ksamil Festivalin e Parë Poetik “Takohemi në Jug”. Në këtë event, i pari i këtyre përmasave, morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si Argjentinë, Gjermani, Kosovë, Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Francë, Maqedoni e Veriut, etj. Saranda Web

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47