Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare

04/05/2519:36

Shperndaje:

Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare

 

SARANDË – Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me qytetarë të Sarandës, ku diskutoi problematikat më të mprehta të zonës dhe projektet transformuese që priten të ndryshojnë fytyrën e qytetit turistik.

 

Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin

 

Gjiknuri u shpreh se kishte pranuar me kënaqësi ftesën e një grupi qytetarësh për një bashkëbisedim të hapur mbi ecurinë e punëve dhe sfidat e qytetit. “Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është kyç për zhvillimin e Sarandës,” – u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të rrugës Sarandë–Ksamil, një ndër segmentet më të ngarkuara gjatë sezonit turistik.

 

Ai shtoi se ky projekt, së bashku me ndërhyrje të tjera infrastrukturore, do të sjellë një hov të ri ekonomik dhe do ta bëjë Sarandën më të aksesueshme për vizitorët.

Një tjetër çështje që u ngrit gjatë takimit ishte infrastruktura e rrjetit të ujësjellësit, për të cilën Gjiknuri garantoi angazhim personal për një zgjidhje përfundimtare.

 

Në fund të takimit, ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse për zhvillimin dhe progresin e Sarandës dhe gjithë Shqipërisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.