Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it

05/05/259:56

Shperndaje:

Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it

 

Sarandë – Në vijim të takimeve me qytetarët, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me banorët e zonës së njohur si “Rruga 5” në Sarandë, ku diskutoi mbi punët e kryera deri më tani si dhe sfidat që ende kërkojnë zgjidhje.

 

Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

 

“Ndërtimi i Bypass-it të Sarandës dhe projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore do të sjellin një transformim rrënjësor për qytetin tonë bregdetar, i cili çdo vit mirëpret një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh,” u shpreh Gjiknuri, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

 

Gjatë takimit, qytetarët ngritën shqetësime të ndryshme për infrastrukturën, trafikun, ndriçimin publik dhe problematika të tjera urbane, për të cilat Gjiknuri garantoi angazhim të plotë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

 

Në përfundim, ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse që garanton progresin e Sarandës dhe Shqipërisë, duke iu referuar punës së vazhdueshme për modernizimin e vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Dea e Butrintit” rikthehet në shtëpi pas një shekulli udhëtim
Shkarkohet Lamallari, vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjurmët që la në Sarandë
Tmerr në Korfuz: 51-vjeçari shqiptar akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare
Programi Kombëtar i Strehimit/ 2 mijë kredi me interes 0%, ja kush mund të përfitojë
Historia e futbollit në Sarandë dhe Delvinë/ Xhorxhi Vasili rrëfen një shekull traditë
Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.