ÇFARË PO NDODH NË PARKUN MIQËSIA NË SARANDË?!

Ende pa përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Sarandë, në Parkun Miqësia në Sarandë filloi puna për rrethimin e parkut.

Gjithashtu në hyrje të parkut u vendos një tabelë, në të cilën shpjegohej se aty do të kryheshin punime me objekt “Përmirësimi i integruar urban turistik i Sarandës…”.

Fillimi i këtyre puneve me një vlerë prej afërsisht 7 milionë euro ishte 7 Prill 2023 që do të thotë se punimet duhet të kishin filluar 40 ditë më parë.

Cuditërisht, ditën e sotme rrethimi i vendosur në Park ishte hequr dhe në Park nuk shihej asnjë shenjë se mund të ishte një kantier punimesh.

Çfarë ndodhi me këtë projekt?!

Do të kemi ndonjë projekt tjeter APO do të kemi tjetërsim të Parkut, ashtu siç ishte përfolur për dhënien e Parkut me konçension ndërtimin e një parkingu dhe një godine 6 katëshe?!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.