Butrinti mposht Këlcyrën 2-0 dhe ngjitet në vendin e tretë. Rezultatet dhe klasifikimi
Butrinti i Sarandës ka siguruar një fitore të rëndësishme në kampionatin e Kategorisë së Dytë, duke mundur Këlcyrën me rezultatin 0-2. Me këtë sukses, skuadra sarandiote ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e tretë të Grupit B.
Në takimin e zhvilluar këtë të diel, më 29 nëntor, në stadiumin “Andon Lapa”, Butrinti kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e M. Mërkurit, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në minutën e 67-të, I. Akibu, pas asistimit të A. Kolonjës, realizoi golin e dytë për sarandiotët, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0-2.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Butrintit në nëntë ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni. Sarandiotët ndodhen vetëm një pikë larg Bylisit B të vendit të dytë dhe katër pikë larg Luftëtarit kryesues, megjithëse kanë zhvilluar një ndeshje më shumë se të dyja skuadrat.
Ndërkohë, Luftëtari fitoi përballjen direkte me Bylisin B me rezultatin 3-0, Devolli mposhti Apoloninë me të njëjtin rezultat, ndërsa Tomori triumfoi 5-3 ndaj Memaliajt.Delvina këtë javë ishte pushim dhe renditet në vendin e nëntë me 5 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara.
Shënues: Mërkuri 27′, Akibu 67′.
Formacionet titullare
| Këlcyra | Butrinti |
|---|---|
| K. Sulenji (portier) | B. Qarri (portier) |
| S. Ageja | S. Culli (kapiten) |
| V. Meta | D. Bregova |
| P. Teka | K. Basha |
| S. Ebube Christian | F. Mounde Ekango |
| M. Yakubu | B. Myderosi |
| E. Fucija | G. Ibrahim |
| R. Spahiu (kapiten) | M. Mërkuri ⚽ |
| F. Lartey Gbebi | A. Asllani |
| E. Skenderi | I. Akibu ⚽ |
| N. Qamo | A. Kolonja |
Rezervat e Butrintit: F. Alinani, E. Gjata, G. Ferreira Buranelli, L. Bajrami, F. Culli, D. Alijaj, A. Thanasi, A. Mendoza Padilla, J. Nanjul dhe I. Batha.
Rezervat e Këlcyrës: R. Allamani, A. Sheme, E. Mala, F. Dori, J. Akhabue, E. Egbamuno, D. Brahimi, R. Ducka dhe D. Jakupi.
Zëvendësimet gjatë ndeshjes
| Minuta | Futbollisti që hyri | Futbollisti që doli |
|---|---|---|
| 46′ | E. Egbamuno | S. Ebube Christian |
| 67′ | F. Culli | M. Mërkuri |
| 68′ | J. Nanjul | I. Akibu |
| 73′ | E. Mala | R. Spahiu |
| 75′ | D. Brahimi | E. Fucija |
| 80′ | G. Ferreira Buranelli | G. Ibrahim |
| 80′ | D. Alijaj | A. Asllani |
| 80′ | L. Bajrami | B. Myderosi |
| 87′ | D. Jakupi | E. Skenderi |
| 88′ | J. Akhabue | F. Lartey Gbebi |
Kartonët e verdhë: Meta 25′, Fucija 69′, Ageja 78′ (Këlcyra); Mounde Ekango 71′, Ferreira Buranelli 85′ (Butrinti).
Stafi i Butrintit: Artan Mecani, Agron Halili, Blerim Sinojmeri dhe Viktor Selfo.
Stafi i Këlcyrës: Robert Spahiu, Aurel Cicolli dhe Thoma Coli.
Arbitrat: Olgert Nuhi, Dejvi Tafaj dhe Darien Isufaj.
Klasifikimi i Kategorisë së Dytë – Grupi B
| Nr. | Skuadra | NL | F | B | H | P |
| 1 | AF Luftëtari | 8 | 7 | 1 | 0 | 22 |
| 2 | Bylis B | 8 | 6 | 1 | 1 | 19 |
| 3 | Butrinti | 9 | 6 | 0 | 3 | 18 |
| 4 | Maliqi | 7 | 5 | 1 | 1 | 16 |
| 5 | Tomori | 8 | 4 | 1 | 3 | 13 |
| 6 | Devolli | 9 | 3 | 2 | 4 | 11 |
| 7 | Apolonia | 8 | 3 | 1 | 4 | 10 |
| 8 | Albpetrol | 8 | 2 | 1 | 5 | 7 |
| 9 | Delvina | 7 | 1 | 2 | 4 | 5 |
| 10 | Këlcyra | 8 | 1 | 0 | 7 | 3 |
| 11 | Memaliaj | 8 | 1 | 0 | 7 | 3 |
NL – Ndeshje të luajtura, F – Fitore, B – Barazime, H – Humbje, P – Pikë.
Me gjashtë fitore dhe 18 pikë të grumbulluara, Butrinti mbetet në garën për vendet e kreut të klasifikimit, ndërsa kampionati vijon të jetë i hapur. Saranda Web