Butrinti me PPP/ Cilat ishin sugjerimet e Bashkisë Sarandë për këtë Plan?


Plani për menaxhimin e Butrintit ka rreth 1 vit që është diskutuar në Bashkisë Sarandë.
Takimi është zhvilluar në datën 4 Tetor 2019 në ambjentet e Bashkisë Sarandë, ku nga ana e Bashkisë Sarandë nuk ka patur asnjë njoftim për mediat për organizimin e këtij takimi.
Pas këtij takimi në facen në facebook të bashkisë janë publikuar foto nga takimi duke thënë se “Ministrja e Kultures Elva Margariti, ka qene sot ne Bashkine e Sarandes, ne krye te ekipit te specialisteve, qe ka bere prezantimin e Planit te Manaxhimit te Parkut Kombetar te Butrinti per 10 vitet e ardhshme”.
Në fund të publikimit në facebook thuhej se “Komunikimi per te marre sugjerime te tjera nga grupe interesi, u la i hapur, per t’u bere edhe ne vijim, permes postes elektronike te Bashkise Sarande”.

Por prej asaj kohe, nga ana e Bashkisë Sarandë nuk është bërë asgjë publike se cilat kanë qenë sugjerimet e Bashkisë Sarandë për këtë Plani për menaxhimin e Butrintit.
As në faqen zyrtare të internetit www.bashkiasarande.gov.al nuk ka asnjë informacion për sugjerimet e dhëna nga ana e Bashkisë Sarandë dhe gjithçka mbetet një mister.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Lexoni më shumë
Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.