Butrinti gjunjëzon Skënderbeun, tifozeria përzë me fishkëllima nga stadiumi zyrtarët e bashkisë

28/09/1620:09

Shperndaje:


I ashpër ka qenë reagimi i tifozerisë sarandiote ndaj përfaqsuesve të bashkisë Sarandë që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur takimin Butrinti-Skënderbeu. Fillimisht ka nisur me ironi duke lëshuar batuta se bashkiakët kishin ardhur në stadium meqënëse hyrja ishte falas. Më pas tifozët kanë filluar të lëshojnë akuza se nuk interesoheshin fare për ekipin dhe thirrje “hajdutë”, për të përfunduar me fishkëllima ndaj përfaqsuesve të bashkisë deri në momentin kur ata u larguan nga stadiumi.
NDESHJA. Butrinti dhe Skëndërbeu ndahen në barazim. Sarandiotët shënojnë të parët me anë të Dobrës por Korcarët barazojnë gjithcka në fundin e takimit.
Takimi nis i qetë me të dyja ekipet që studiojnë njëra-tjetrën dhe me raste sporadike para portës. Minuta e 18 goditje dënimi për Butrintin, Kordha kroson në zonë, Kasaj kërcen me kokë në tentativë për të gjuajtur por nuk koordinohet. Rast shumë i mirë i humbur nga ekipi vendas. Skëndërbeu e sposton lojën disi më para dhe në minutën e 20 Osmanllari brenda zonës gjuan bukur por grushton portieri i Butrintit Sejdinaj. Goditje dënimi për Sarandiotët, Kordha kroson në zonë aty ku Dobra me kokë e shtyn sferën në rrjetë. 1-0 për Sarandiotët dhe nisin ovacionet në stadium.
Në pjesën e dytë Skëndërbeu është më kërkues, por nuk arrin dot të gjejë hapsira në mbrojtjen e sarandiotëve. Kordha ka një rast shumë të mirë por gjuajtja e tij ndalet nga portier mik.
Minuta e 86 aksion i Skëndërbeut, krosim në zonë nga e djathta, kërcen Malaj duke gjuajtur me kokë dhe barazon rezultatin. Takimi është mbyllur përfundimisht me rezultatin 1 – 1
Takimi u transmentua edhe këtë herë live nga Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

DPSHTRR njofton: Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri
LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN
Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.