Botohet “Guri i rëndë në vend të vet” – i autorit Bardhyl Xhama

12/11/1720:05

Shperndaje:

Botohet “Guri i rëndë në vend të vet” – i autorit Bardhyl Xhama

 

Në 18 nëntor, ora 13:00 në Panairin e Librit do të bëhet promovimi i vëllimit me rrëfenja “Guri i rëndë në vend të vet” – i autorit Bardhyl Xhama.

 

Bardhyl Lame Xhama – Mësues i Merituar, shkrimtar për fëmijë dhe pedagog shqiptar

Bardhyl Xhama u lind më 13 qershor të vitit 1933, në fshatin Fterrë të rrethit të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Gjirokastrës. Qysh në bankat e shkollës së mesme nisi të botojë krijimet e para, veçanërisht në gjininë e poezisë, në gazetat e revistat e kohës. Pas mbarimit të shkollës së mesme, mbasi doli me rezultate të shkëlqyera, punoi për një vit “Profesor” në gjimnazin e Gjirokastrës. Më pas, ushtroi detyrën si mësues e drejtor në shkollat tetëvjeçare e të mesme në qytetet e Delvinës e të Sarandës dhe, njëkohësisht, vazhdoi studimet e larta.

 

Në vitin 1960 u diplomua për gjuhë shqipe e letërsi në fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Në vitet ’60 nisi punën në gazetën “Mësuesi”, ku punoi për një kohë të gjatë e me përkushtim dhe botoi artikuj, reportazhe, udhëpërshkrime e përshkrime të ndryshme, për ecurinë dhe problemet e shkollës, gjuhës, letërsisë e arsimit në përgjithësi. Këtë punë e çoi dhe më tej, kur punoi në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor e veçanërisht në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Gjatë këtyre viteve, Bardhyli botoi disa studime e broshura, në të cilat pasqyroheshin përvojat, dhe arritjet e shkollave të ndryshme të vendit tonë. Për veprimtarinë e tij në fushën e arsimit, Bardhyl Xhamës i është akorduar titulli “Mësues i Merituar”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda Web uron të gjithë besimtarët myslimanë për një muaj të bekuar të Ramazanit
Rrëshqitja e tokës në Delvinë: shpallet e pabanueshme një shtëpi, rrezikohet 1 tjetër dhe teqeja
4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.