Bllokohet lëvizja e trageteve të linjës Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas

16/10/219:49

Shperndaje:

Bllokohet lëvizja e trageteve të linjës Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas.

Shkak i bllokimit është bërë greva e punonjësve shëndetësorë që bëjnë tamponët në portin e Korfuzit, të cilët janë futur në një grevë për 48 orë deri në zgjidhje të problemit.

Kjo për faktin se i ka mbaruar kontrata autoritetit shëndetësor në portin e Korfuzit, dhe si e tillë nuk kryhet marrja e tamponit në port. Sipas pronarëve të trageteve në Sarandë deri ditën e hënë situata do jetë e tillë. Agjensia “Fenikas Lines” sot udhëtarët e vet që ishin pajisur me biletë i ka transportuar me autobusa nga Qafë Bota.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

EL GRECO po vjen në Sarandë dhe kërkon të punësojë staf
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës/e në Kuzhinë
Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.