Bizneset që nuk do paguajnë këtë vit tatimin mbi fitimin

28/05/2017:20

Shperndaje:


Baret, dyqanet e shitjes me pakicë të rrobave, këpucëve, rrobaqepsitë, kancelaritë, libraritë, parukeritë, e një sërë biznesesh të tjera me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë nuk do të paguajnë këtë vit tatimin mbi fitimin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” përcaktojnë që subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Po ashtu, tha ajo, përjashtohen nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet në funksion të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”, me qëllim uljen e kostove për rehabilitimin e komuniteteve të prekura si pasojë e fatkeqësisë. /ATSH


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anullohet ftesa për PD dhe PS, banorët e Nivicës: “Kakomeja nuk është vend ku lahen zullume”
Ftelea Fish në Ksamil kërkon të punësojë staf
Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Nga Auron Tare
Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.