Bizneset në Sarandë dhe Ksamil kundërshtojnë në Gjykatë impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

06/02/2520:15

Shperndaje:

Bizneset në Sarandë dhe Ksamil kundërshtojnë në Gjykatë impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

 

Gjykata e Apelit Administrativ ka vendosur të shqyrtojë në themel padinë e shoqatave të turizmit kundër udhëzimit që detyron bizneset në zonat turistike të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të ndotura. Ky vendim u jep të drejtën ligjore operatorëve turistikë për të mbrojtur interesat e tyre në gjykatë, ndërsa seanca për shqyrtimin e çështjes është caktuar për 12 mars.

 

Bizneset në Sarandë dhe Ksamil kundërshtojnë në Gjykatë impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

 

Vendimi prek drejtpërdrejt edhe bizneset në Sarandë dhe Ksamil, ku shumë operatorë turistikë janë gjobitur për mungesën e impianteve, ndonëse disa prej tyre janë të lidhur me rrjetin publik të kanalizimeve. Sipërmarrësit e zonës e konsiderojnë masën si të padrejtë dhe të papërballueshme financiarisht, duke argumentuar se ndërtimi i impianteve, i cili kushton nga 40,000 deri 100,000 euro, është një barrë e rëndë ekonomike.

 

Përveç kostove, bizneset në këto zona përballen edhe me vështirësi teknike, pasi instalimi i impianteve kërkon hapësira të mëdha, të cilat shpesh mungojnë. Në disa raste, është propozuar vendosja e impianteve në zona publike, por kjo ka hasur kundërshtime nga komuniteti dhe bashkia, për shkak të rrezikut të ndotjes ambientale.

 

Gjatë muajve të verës dhe më pas në nëntor 2024, Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka vijuar me penalizime ndaj subjekteve që nuk kanë përmbushur kërkesën për instalimin e impianteve. Aktualisht, 55 biznese në të gjithë vendin, përfshirë Sarandën dhe Ksamilin, kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative për pezullimin e gjobave dhe shfuqizimin e detyrimit për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

 

Bizneset kërkojnë një zgjidhje më të arsyeshme që të mos dëmtojë ekonominë e turizmit, duke apeluar për ndërhyrjen e autoriteteve për të rishikuar këtë udhëzim dhe për të gjetur alternativa të pranueshme për trajtimin e ujërave të ndotura.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.