Beteja për aeroportin – Gjirokastra i shpall “luftë” Sarandës

08/04/1619:14

Shperndaje:


aeroporti sarande Frika se mos aeroporti i planifikuar për në jug të Shqipërisë do ndërtohet në Sarandë, ka bërë që Gjirokastra, qytetarët e saj, të krijojnë një forum me efekt lobues me qëllim që kjo mos ndodh, pra jo në Sarandë, por të ndodhë tek ata, në Gjirokastër, me rijetëzimin e aeroportit ekzistues.
Ky reagim vjen pas vendimit të qeverisë për liberalizmin e fluturimeve ajrore, ku ndërtimi i aeroportit të jugut bëhet dhe më i afërt.
Kështu pra, faktorë të ndryshëm në qytetin muze, po lobojnë për rikthimin e fluturimeve në aeroportin një shekullor të qytetit, që ka gjetur vend dhe në disa vepra të Kadaresë, shkrimtarit të madh gjirokastrit.
Ditët e fundit është iniciuar edhe krijimi i Forumit Qytetar për Rijetëzimin e Aeroportit të Gjirokastrës. Pjesë e tij janë intelektualë dhe specialistë të fushave të ndryshme, të cilët kanë si synim mbështetjen e nismave për rivitalizmin e aeroportit.
“Fillimisht ky forum ka qenë një iniciativë në rrjetet sociale e cila është mbështetur nga rreth tre mijë persona ndërkohë që ne vazhdojmë të mbështesim nismat e ndërmarra së fundi nga faktorët e ndryshëm lokalë dhe qendrorë për rikthimin e fluturimeve në aeroportin e qytetit”, shprehen përfaqësuesit e forumit.
Sipas tyre, ky organizim është zëri i komunitetit në përpjekjet për rikthimin e fluturimeve në aeroportin e Gjirokastrës. Ditët e fundit, përfaqësues të këtij forumi zhvilluan edhe takime me pilotë me përvojë të cilët i janë bashkuar nismës për rivitalizmin e aeroportit të Gjirokastrës. Madje ata i kanë dërguar edhe një letër interesi kryeministrit Edi Rama për rikthimin e fluturimeve në këtë aeroport si një mundësi e mirë për nxirjen e zhvillimit ekonomik të rajonit të Gjirokastrës dhe Jugut të vendit në përgjithësi. “
Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë nismat qytetare në mbështetje te nismës për rivitalizimin e aeroportit të Gjirokastrës”, shprehen përfaqësuesit e forumit.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Pali sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.