Bazilika në fshatin Çiflig – Fshati Çiflik

23/11/1618:06

Shperndaje:

Bazilika në fshatin Çiflig – Fshati Çiflik

bazilika e ciflikutBazilika në fshatin Çiflig – Fshati Çiflik
Bazilika ndodhet midis Çukës së Shqiponjës dhe perëndimit të fshatit Çifik, në një kodër ku dallohen edhe rrënoja të tjera e që vendasit e quajnë “Manastir”. Nga muret e tij ruhen në lartësi të konsiderueshme ato të anës perëndimore e lindore. Kurse të tjerat janë pothuajse të rrënuara e të mbuluara nga dherat. Bazilika ka qenë trenefshe. Ajo përbëhej nga naosi e narteksi së bashku me kthinën e altarit. Kthina e altarit përbëhej nga bema e madhe dhe e lartë, protezisi dhe diakonikoni të ndara me një hark të ulët. Absida e mesit është trifaqëshe dhe ruhet gati në të gjithë lartësinë e saj. Dallohen një dritare dyfaqëshe dhe një më e vogël poshtë saj, aktualisht e murosur.

 

Muret janë të ndërtuara me gur gëlqerorë të lidhur me llaç gëlqereje. Në mure dallohet mënyra e veçant e përpunimit të fugave. Ato janë të mbushura me një pastë gëlqereje ngjyrë okër dhe të rrafshuara me një vegël të posaçme. Narteksi në anën perëndimore ndahej në tri pjesë. Secila lidhej me nefin përkatës. Supozohet që narteksi ka pasur edhe një kat të dytë, gjë e pahasur në ndërtimet e tilla në zonë dhe mbulohej me çati dyujëse. Nisur nga ndërtimi planimetrik e vëllimor, nga teknika e ndërtimit dhe e trajnimit të fugave… Studiuesit kanë konkluduar që bazilika është ndërtuara në fundin e shek. XIII.

 

bazilika e ciflikut 1

 Saranda Web

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

YouTube sarandaweb

TikTok saranda.web

Pinterest sarandaweb

LinkedIn sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e për Turnin e Dytë dhe të Tretë
Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën tre shqiptarë dhe plagosen dy 18-vjeçarë
Shpallet tenderi 1.4 milionë euro, 285 parkime të reja parashikohen në Ksamil
Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.