Baza Ushtarake Detare Sarandë – VIDEO

30/03/2421:06

Shperndaje:

Baza Ushtarake Detare Sarandë

Baza Ushtarake Detare Sarandë ka një sipërfaqe 39 mijë m². Baza Ushtarake Detare Sarandë u themelua në pranverën e vitit 1969. Baza u strukturuar plotësisht në vitin 1974, me 9 katra silurues, 3 gjuajtës detarë të vegjël, një anije polumbare, një katër Rada. Bazakishte dhe pika radio teknike e lëvizshme, për drejtimin e anijeve në kushte të caktuara.

Rajoni i kontrollit të hapësirës detare nga Baza Ushtarake Detare e Sarandës ishte nga Kepi i Stillos në Jug deri tek Rrugët e Bardha (Palasë) në Veri.

Baza Ushtarake Detare Sarandë pas 1974

Në vitin 1974 Baza Ushtarake Detare e Sarandës kishte komandant Ndue Jaku e komisar Dhiogjen Gjergji, si dhe shtabet përkatëse. Repartet kryesore ishin regjimentet e motosilurueseve me motosiluruese projekt 66-25. Gjithashtu pjesë ishin grupet e anijeve të patrullimit, prapavija, ofiçina, PSV-të, qendrat e ndërlidhjes etj., sipas zonës që mbulonin, depot e minave e silurave etj.

Baza Ushtarake Detare Sarandë pas 1990

Edhe pse tashmё Forcat Detare Shqiptare aspironin tё bёheshin anёtare tё NATO-s, gjatё vitit 1994, pas njё incidenti tё ndodhur nё kufirin tokёsor shqiptaro-grek dhe hapjes zjarr nga njё anije patrullimi greke kundёr njё motoskafi shqiptar nё ujёrat shqiptare. Me urdhёr tё komandёs sё forcave detare u rrit gatishmёria luftarake.
Pas pёrkeqёsimit tё marrëdhёnieve me Greqinё, forcat detare tё distriktit tё Vlorёs (njё MHM, njё GJDM dhe dy MHV) mё 7 shtator 1994, u urdhёruan tё furnizoheshin me mina nё gjirin e Vlorёs dhe tё kryenin operacion minimi (imitues) nё gjirin e Sarandёs. Minimi u krye pёr “tё penguar” çdo operacion tё mundshёm zbarkimi tё forcave greke.


Pas kryerjes sё kёsaj detyre, GJDM tip Kronshtad (F-322) u urdhёrua tё kryente patrullim nё gjirin e Sarandёs. Ndёrkohё, mё 15 shtator, gjatё patrullimit, pas njё provokimi tё bёrё nga njё anije ushtarake greke e klasit Osprey-55, u pёrfshinё nё njё demonstrim force dy motosiluruese tё klasit Hesperos (Jaguar) tё forcave detare greke dhe dy motosiluruese tip Hunchuan tё forcave detare shqiptare, nё mbёshtetje përkatësisht tё dy anijeve patrulluese. Pas Seit Jonuzaj – Neki Lameborshi 307 ndjekjes me kujdes tё kёsaj situate, qeveritё e tё dy vendeve punuan pёr uljen e tensionit dhe normalizimin e marrëdhёnieve midis tyre.

Baza Ushtarake Detare e Sarandës pas 1997

Por këtë ecuri e ndërpreu viti 1997. Si pasojë e trazirave kombëtare, situata doli jashtë kontrollit, shteti ra. Në këto kushte, forcat detare nuk mund të ndalonin vërshimin e turmave të njerëzve (madje edhe gra e fëmijë) për t’u larguar nga ky vend, ku jeta u bë e pasigurt. Kështu që ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrë. Baza Ushtarake Detare Sarandë u pushtua nga turmat dhe u shkatërrua. Nga Detaria shqiptare në rrjedhën e kohës bazat detare shqiptare, persona civilë, pasi morën motosilurueset, filluan të demonstronin forcën. Personat civilë filluan duke gjuajtur me breshëri mitralozi në ajër. Të tjerë, ndër ta edhe shumë kuadro të forcave detare, morën anijet dhe ikën drejt Italisë.

Baza Ushtarake Detare e Sarandës sot

Me një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 1 korrik 2020, dhe kontratës së datës 16 korrik 2020, Baza Ushtarake Detare Sarandë iu dha me koncension kompanisë investitore “Marina Bay Saranda”, bashkim i shoqërive “Concord Investment” dhe “Kastrati Group”.

NA NDIQNI NË…

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.