Bashkia Sarandë terror biznesit për një mur dekorativ dhe një tendë


20170523_09553820170523_10052720170523_094853Dhjetra forca te policise bashkiake dhe policise se rendit jane dyndur sot ne biznesin e pare ne Sarande, i cili ndodhet ne Shetitore dhe administrohet nga familja Magllara.
Shkak ka qene prishja e nje muri dekorati, mur te cilin biznesi e kishte ngritur ne nje lartesi 60 cm dhe sherbente si kufi ndares me biznesin perbri.
Sipas familjes Magllara, ata kishin derguar nje kerkese ne bashki per te ndertuar kete mur ne pronen e tyre, te cilen e gezojne me leje ndertimi dhe hipoteke.
Por nga ana e bashkise nuk u kthye asnje pergjigje dhe ne baze te ligjit, pas kalimit te afatit 45 ditor pa pergjigje, leja konsiderohet e miratuar.
Por diten e djeshme bashkia ka njoftuar biznesin se do te prishte murin dhe nje tende, e cila ishte funksionale prej shume vitesh.
Gjate aksionit per prishjen e murit ne Bulevard kalonte rastesisht edhe deputetja Grida Duma, te ciles biznesmeni i shprehu ankesen, por e cila u largua duke i thene se do ta shqyrtojme rastin tuaj.
Biznesmeni ka akuzuar se kjo goditje i vjen nga segmebte te korruptuara ne Bashkine Sarande, te cilet nuk njohin ligjin por vetem Koco Kokedhimen dhe se eshte nje sulm per te denigruar figuren e tij perballe opinionit publik.
Ai nuk ka ngurruar te ngreje edhe akuza te renda ndaj kreut te PD Sarande, si person i kapur dhe ne sherbim te pushtetit.
Pas pak do te sjellim edhe video ekskluzive nga ngjarja.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.