Bashkia Sarandë tender 36 milionë për blerje karrigesh

03/07/2112:45

Shperndaje:

E ndërsa vendi ishte mbërthyer nga ethet e fushatës elektorale, në Bashkinë Sarandë zhvillohej një tender për blerje karrigesh.

Shuma e vënë në dispozicion për blerjen e karrigeve nga Bashkia Sarandë ishte në plotë 36 milionë lekë të vjetra.

Në tender kanë marrë pjesë 3 kompani: “MUCA”, “POWER INDUSTRIES” dhe “E M K O”.

Nga tenderi i cili u zhvillua në datën 12 prill, por që fituesi është shpallur vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, janë skualifikuar kompanitë “MUCA” dhe “POWER INDUSTRIES” me pretendimin tashmë standart “Nuk përmbush kriteret e dst-ve“.

Fitues i tenderit është shpallur kompania “E M K O” shpk me ofertën 34 milionë e 200 mijë lekë të vjetra ose 95% e fondit limit. Open Procurement e ka klasifikuar këtë tender me Flamuar të Kuq.

Por ajo që akoma nuk dihet është se ku janë karriget!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon të punësojë staf shërbimi. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.