Flet babai i oficerit të Policisë të arrestuar nga AMP: Pretendimet janë të pavërteta, hoteli është i ligjshëm

Flet babai i oficerit të Policisë të arrestuar nga AMP: Pretendimet janë të pavërteta, hoteli është i ligjshëm. Babai i oficerit të Policisë Ajdin Islamaj, i arrestuar në kuadër të hetimeve të AMP-së, ka reaguar publikisht duke kundërshtuar pretendimet e ngritura nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

 

 

Në një deklaratë publike, Gani Islamaj, pronar i një objekti 3-katësh në Sarandë, shprehet se njoftimi i AMP-së dhe pasqyrimi i tij në media kanë përmbajtur të dhëna të pavërteta që, sipas tij, cenojnë imazhin e tij dhe rëndojnë padrejtësisht pozitën ligjore të djalit të tij.

 

Islamaj deklaron se objekti në fjalë është pronë e tij e regjistruar me dokumentacion të rregullt dhe se disponon certifikata pronësie, leje zhvillimi dhe leje ndërtimi të miratuara nga Bashkia Sarandë. Ai thekson se hoteli funksionon ligjërisht, ka NIPT aktiv dhe markë tregtare të regjistruar.

 

Sipas tij, pretendimet e ngritura nga organet hetimore krijojnë një pasqyrë të shtrembëruar të realitetit juridik dhe faktik, ndërsa akuzon institucionet se po ndikojnë në opinionin publik në prag të shqyrtimit të çështjes në apel.

 

Në deklaratën e tij, Islamaj pretendon gjithashtu se në pronën e tij janë kryer disa kontrolle pa u njoftuar si pronar dhe se punonjës të AMP-së kanë hyrë në objekt mbi bazën e urdhrave verbalë të prokurorëve.

 

Ai bën të ditur se do të publikojë dokumentacionin përkatës të pronës, përfshirë lejet e ndërtimit dhe certifikatat e pronësisë, ndërsa paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e dinjitetit, pronës dhe të drejtave të tij.

 

Në përfundim, Gani Islamaj i bën thirrje AMP-së dhe Prokurorisë të respektojnë dokumentacionin zyrtar dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke kërkuar që të mos publikohen, sipas tij, informacione të pavërteta që ndikojnë në perceptimin publik të çështjes. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.