Pas publikimit në Saranda Web, reagon Spitali: Nuk kemi mungesë ilaçesh dhe materiale mjekësore

Pas publikimit në Saranda Web, reagon Spitali: Nuk kemi mungesë ilaçesh dhe materiale mjekësore. Pas publikimit të shqetësimit të qytetarëve lidhur me mungesën e materialeve të mjekimit, Drejtoria e Spitalit Sarandë ka dërguar një reagim për Saranda Web.

 

Ankesa për Spitalin e Sarandës: Vonesa, mungesë mjekësh dhe prindër që presin me fëmijët në krahë

 

Sipas sqarimit zyrtar, spitali mohon të ketë mungesa të materialeve mjekësore dhe thekson se janë marrë të gjitha masat për furnizimin e nevojshëm.

“Spitali Sarandë ka marrë të gjitha masat për furnizimin me materiale mjekimi dhe aktualisht nuk ka mungesa”, thuhet në reagim.

 

Drejtoria sqaron se qytetarët në fjalë kanë kërkuar një shërbim pranë Repartit të Urgjencës, ndërkohë që sipas saj ky shërbim nuk ofrohet në urgjencë, por pranë shërbimit ambulator.

Megjithatë, sipas reagimit zyrtar, qytetarëve u është mundësuar shërbimi i kërkuar dhe janë orientuar që në ditët në vijim ta marrin atë pranë Qendrës Shëndetësore.

 

“Qytetarët në fjalë kanë kërkuar një shërbim pranë Repartit të Urgjencës, shërbim i cili nuk ofrohet pranë Urgjencës, por pranë shërbimit ambulator. Megjithatë, qytetarëve ju mundësua shërbimi i kërkuar dhe u rekomandua për ditët në vazhdim të marrin shërbim pranë Qendrës Shëndetësore”, përfundon reagimi i Drejtorisë së Spitalit Sarandë.

 

Spitali dhe Urgjenca në Sarandë pa ilaçe: Pacientët detyrohen të blejnë edhe serumin dhe shiringat

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.