Spitali dhe Urgjenca në Sarandë pa ilaçe: Pacientët detyrohen të blejnë edhe serumin dhe shiringat
Spitali dhe Urgjenca në Sarandë pa ilaçe: Pacientët detyrohen të blejnë edhe serumin dhe shiringat
Një shqetësim serioz po ngrihet nga qytetarët e Sarandës lidhur me gjendjen në Spitalin dhe Urgjencën e qytetit, ku sipas denoncimeve të mbërritura në Saranda Web mungojnë jo vetëm medikamentet, por edhe materialet më bazike mjekësore që duhet të jenë pjesë e shërbimit spitalor.

Një qytetare, e cila ka ndjekur për shtatë ditë trajtim me antibiotik në rrugë venoze, tregon se është detyruar të blejë jo vetëm antibiotikun, por edhe aparatin e serumit, ujin fiziologjik për tretjen e medikamentit dhe shiringat.
“Kam marrë mjekim venoz për 7 ditë. Antibiotikun e bleva vetë, por kur shkova për ta bërë në spital më njoftuan se duhej të blija edhe aparatin e serumit, ujin fiziologjik dhe shiringën. Më vjen keq që institucionet mjekësore janë katandisur në këtë gjendje”, shprehet ajo.
Ky nuk është një rast i izoluar. Saranda Web ka marrë edhe më herët ankesa të ngjashme nga qytetarë të tjerë, të cilët në heshtje dhe me dorëzim përballen me të njëjtin realitet, duke paguar nga xhepi materiale që teorikisht duhet të jenë të disponueshme në një institucion shëndetësor publik.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë dhe e drejtë: Ku shkojnë fondet publike për shëndetësinë nëse qytetarët duhet të blejnë vetë edhe materialet më elementare për të marrë një shërbim bazik?
Nëse një qytetar me të ardhura mesatare arrin t’i përballojë këto shpenzime, çfarë ndodh me pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike apo personat që nuk kanë as mundësinë minimale financiare për të blerë këto materiale?
Shëndetësia publike duhet të garantojë akses të barabartë për të gjithë qytetarët dhe jo t’i vendosë ata përballë zgjedhjes mes shëndetit dhe pamundësisë ekonomike.
Saranda Web i bën thirrje Drejtorisë së Spitalit të Sarandës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përgjegjëse të japin një sqarim publik lidhur me këtë situatë dhe të tregojnë sa është përmasa e problemit dhe çfarë masash do të merren për ta zgjidhur atë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
13/06/2610:31
Suvenire nga Saranda – Shegë
13/06/2610:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
13/06/2610:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
13/06/2610:31
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
13/06/2610:31