Etvela Merko, aktivistja nga Delvina, i bashkohet protestës qytetare në Sarandë

14/08/2613:30

Shperndaje:

Etvela Merko, aktivistja nga Delvina, i bashkohet protestës qytetareSarandë. Protestës i është bashkuar edhe aktivistja nga Delvina, Etleva Merko, e cila merr pjesë gjithashtu në protestat që zhvillohen prej rreth dy muajsh e gjysmë në Tiranë. Etleva Merko tha se këto ditë ndodhet në Sarandë dhe vendosi të mbështesë protestën, duke veçuar tri problematika që, sipas saj, ka konstatuar gjatë qëndrimit në qytet: ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesën e ujit dhe mungesën e vendparkimeve publike.

 

 

Një protestë qytetare është zhvilluar sërish ditën e sotme përpara Bashkisë Sarandë, ku pjesëmarrësit kanë ngritur disa prej problematikave që, sipas tyre, po shqetësojnë qytetin. Edhe këtë herë, pjesëmarrja në protestë ka qenë e ulët.

 

Protestës i është bashkuar edhe aktivistja nga Delvina, Etleva Merko, e cila merr pjesë gjithashtu në protestat që zhvillohen prej rreth dy muajsh e gjysmë në Tiranë. Merko tha se këto ditë ndodhet në Sarandë dhe vendosi të mbështesë protestën, duke veçuar tri problematika që, sipas saj, ka konstatuar gjatë qëndrimit në qytet: ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesën e ujit dhe mungesën e vendparkimeve publike.

 

Organizatorja e protestës, Anita Xhiku, shprehu keqardhjen për pjesëmarrjen e ulët dhe atë që e cilësoi si mungesë të ndjeshmërisë qytetare. Sipas saj, pavarësisht problematikave me të cilat përballen, shumë qytetarë ende hezitojnë të dalin publikisht dhe të protestojnë.

 

Në protestë mori pjesë edhe mësuesja në pension Shkëndije Sakaj, e cila u ndal te vendimi për përdorimin si parking të territorit të ambienteve sportive të gjimnazit “Hasan Tahsini”.

Sakaj solli në vëmendje historinë e mbrojtjes së këtyre ambienteve nga mësuesit. Ajo rrëfeu se në vitin 1997, kur sipas saj u tentua të digjej gjimnazi, mësuesit organizuan roje me turne edhe gjatë natës për ta mbrojtur shkollën.

 

Sipas saj, edhe në vitin 2001 ka pasur një projekt për ndërtimin e një kati të nëndheshëm që do të përdorej si disko, por projekti u kundërshtua nga mësuesit, të cilët kërkuan ruajtjen e territorit si ambient sportiv në funksion të nxënësve.

 

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, Shkëndije Sakaj apeloi që të shfuqizohet vendimi i Këshillit Bashkiak Sarandë për ndërtimin e parkingut në territorin e ambienteve sportive të gjimnazit “Hasan Tahsini”, duke kërkuar që hapësira të ruajë funksionin e saj sportiv.

 

Protesta e sotme vjen në vijim të reagimeve qytetare të ditëve të fundit në Sarandë, ku krahas problemeve të furnizimit me ujë dhe energji elektrike, në qendër të debatit është vendosur edhe e ardhmja e territorit pranë gjimnazit “Hasan Tahsini”. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Etvela Merko, aktivistja nga Delvina, i bashkohet protestës qytetare në Sarandë
Shkëndije Sakaj: “Në ’97 ruajtëm natën gjimnazin, në 2001 donin ta bënin disko. Të anullohet vendimi
Protesta në Sarandë, ish-mësuesja: “E mbrojtëm gjimnazin në ’97, do ta mbrojmë edhe sot”
Aksident në aksin Qafë Botë–Krane, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Allegro Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon Zgarist dhe Kamarier
Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.