Bashkia Sarande, dhurata per familjet ne nevoje

29/12/1519:41

Shperndaje:

Bashkia Sarande dhurata per familjet ne nevoje

Bashkia Sarande shpërndan dhurata për familjet më në nevojë, për të ndikuar sadopak që diçka të ndryshojë në tryezën e tyre në natën e ndërrimit të viteve. Nga të ardhurat e qeverisjes vendore, janë përgatitur dhe janë shpërndarë 150 paketat e para ushqimore. Në shpërndarjen e një pjese të tyre, ka marrë pjesë Kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka.

Ajo ka dorëzuar paketat ushqimore në disa familje në lagjen Nr. 4 të qytetit të Sarandës, si dhe në familjet rome, që banojnë në zonën e ish-ndërmarrjes së grumbullimit. Bashkë me urimin për një vit të ri më të mirë e më të mbarë për ata, Koka, duke dorëzuar paketën ushqimore, u tha atyre se “E di që nevojat tuaja janë për të gjithë vitin dhe për më shumë mbështetje, por le të vijë kjo ndihmë e Bashkisë si një shenjë e vëmendjes në rritje të qeverisjes vendore dhe si nje akt simbolik për të treguar që nuk jeni të harruar”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët sërish në protestë në Këshillin Bashkiak, kërkojnë zgjidhje për linjën Delvinë–Sarandë
Shpërthim në qendër të Athinës, mes viktimave gjenden edhe 3 shqiptarë
Qëllohet me armë drejt lokalit të një shqiptari në Athinë; plagoset vajza e tij 10-vjeçare
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta – VIDEO
Supermarket MIRELI në Ksamil kërkon punonjës/e staf vjetor. Ofrohet transporti
Rama nga New York: Armiqtë nuk na sulmojnë me raketa, por nëpërmjet rrjeteve sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.