Basha u jep shpresë demokratëve për bashkëqeverisje dhe ndarjen e tortës së pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha 2 ditë më parë është shprehur se “beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë”.

Kaq ka mjaftuar që demokratët e Sarandës, duke marrë edhe disa sinjale nga lart, ta interpretojnë këtë si sinjal se në shtator do të ketë bashkëqeverisje, dhe të fillojnë llogaritë e ndarjes së posteve.

Pavarësisht se në prill demokratët ambicjet i kishin të mëdha, pasi mendonin se pushtetin do ta merrnin të vetëm, madje edhe pa LSI, tani ata janë të vetëdijshëm se në rast e bashkëqeverisjes me socialistët jo të gjithë do të bëhen drejtora, por kanë shpresë se nga torta e pushtetit diçka do të mund të përfitojnë edhe ata.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Reshjet e shiut rikthehen në Sarandë, ja si parashikohet moti sot dhe nesër
Lexoni më shumë
“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë