Banorët përplasen me policinë, fadromat tërhiqen pa mundur të prishin objektet

25/10/1910:02

Shperndaje:


Ka pasur përplasje të ashpra paraditen e sotme mes banorëve të Radhimës dhe punonjësve të IKMT-së, gjatë aksionit për prishjen e disa banesave dhe objekteve të biznesit.

Protesta e banorëve ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, pasi qytetarët shprehen se aksioni i IKMT-së po kalon në një tjetër nivel. Sipas tyre veç objekteve të parashikuara më herët, nga projekti pritet të prishen dhe disa hotele dhe restorante të mëdha.

Sipas burimeve nga IKMT, do të shemben të gjitha objektet që janë në proces legalizimi dhe ato pa leje. Banorët kërkojnë ndërprerjen e aksionit, pasi sipas tyre dhe në rast dëmshpërblimi shuma që iu ofrohet është qesharake.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.