Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO

03/02/2620:16

Shperndaje:

Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit

 

Banorët e Delvinës kanë ngritur shqetësimin për punime pa cilësi që po kryhen në hyrje të qytetit, duke denoncuar mënyrën skandaloze se si po realizohet një kanal kullues me gjatësi rreth 300 metra.

 

Banorët denoncojnë Punime pa cilësi në Delvinë

 

Sipas tyre, ditën e sotme kanali është shtruar me beton, por pa respektuar standardet minimale teknike, konkretisht pa vendosur rrjetë hekuri, element thelbësor për qëndrueshmërinë e strukturës. Si pasojë, betoni ka nisur të shembet pothuajse menjëherë, ende pa u tharë plotësisht.

 

 

Pamjet e siguruara tregojnë qartë plasaritjet dhe dëmtimet në strukturë, duke ngritur dyshime serioze mbi cilësinë e materialeve të përdorura dhe mënyrën e zbatimit të punimeve. Banorët shprehen se këto punime jo vetëm që përbëjnë shpërdorim të fondeve publike, por rrezikojnë të kthehen shumë shpejt në një problem edhe më të madh, sidomos në rast reshjesh apo përmbytjesh.

 

“Kjo nuk është hera e parë që shohim punime të tilla. Betoni hidhet për sy e faqe, pa rrjetë hekuri, pa standarde, dhe pas pak ditësh gjithçka prishet,” – shprehet një banor.

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, verifikim të punimeve në terren dhe marrjen e masave.

 

Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e
Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun
Fund i dhimbshëm në Sarandë: 53-vjeçari ndërroi jetë, dyshime nga përdorim narkotikësh
Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.