Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë

Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë

 

Pas publikimit të denoncimit në Saranda Web lidhur me punimet pa cilësi në një kanal kullues në hyrje të qytetit të Delvinës, ditën e sotme ka nisur sërish puna në terren për korrigjimin e problematikave të konstatuara.

 

 

Nga pamjet e siguruara dhe informacionet nga vendngjarja, rezulton se këtë herë po kryhen punime sipas standardeve teknike, duke përfshirë edhe vendosjen e rrjetës së hekurit, element që mungonte më parë dhe që është thelbësor për qëndrueshmërinë e strukturës.

 

Ky reagim vjen pas shqetësimit të ngritur nga banorët dhe pas pasqyrimit të situatës në media, duke treguar edhe një herë rëndësinë e transparencës dhe rolit të denoncimit publik për përmirësimin e punëve me interes për qytetarët.

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër ecurinë e punimeve dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.