Autobusat e Gjirokastrës në grevë, pritet protestës t’i bashkohen edhe Agjensitë e Sarandës

26/03/1918:31

Shperndaje:


Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër, kanë nisur një grevë pa afat. Kjo ka sjellë paralizimin e transportit të udhëtarëve nga Gjirokastra, drejt destinacioneve të ndryshme brenda vendit.
Shkak është konkurrenca e pandershme prej të cilës ata po dëmtohen nga ana financiare.
Madje si pasojë e këtij fenomeni, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka pasur përplasje mes shoferëve grevistë dhe atyre që kërkonin të përfitojnë nga konkurrenca e pandershme. Sipas burimeve policore, janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, tre prej personave të përfshirë në konflikt.
Grevistët kanë kërkuar përmbushje të kërkesave të tyre pasi në të kundërt, kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të protestës. Sipas tyre, Ministria e Transporteve ka lejuar deformimin e tregut të udhëtarëve duke i’u dhënë leje firmave klienteliste fantazmë që të operojnë në linjat ndërqytetëse të Gjirokastrës.
Të gjendur në kushte të tilla, banorët e Qarkut të Gjirokastrës, ngelen pa zgjidhje për të udhëtuar në destinacione të ndryshme pasi kjo grevë do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të shoqatave të transportit të udhëtarëve që operojnë në rajonin jugor.
Nga ana e saj Policia Rrugore, nuk ka ndërhyrë vecse ka vëzhguar në distancë protestën. Shoferët kanë paralajmëruar grevë urie si masë ekstreme.
Me të njëjtat probleme përballen edhe agjensitë e udhëtarëve të Sarandës, të cilat kanë bërë herë pas here denoncime për këto fenomene, por që për të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje dhe po shikojnë mundësinë për të filluar protestat duke paralizuar transportin e udhëtarëve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NENI Fish & Grill kërkon Ndihmës/e kuzhine dhe Kamarier/e për Turnin e Pasdites
Pas ngjarjeve në Kakome, Rama kërkon takim me banorët: Dua të vij te Rrapi i Nivicës
SHTËPIA Restaurant në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhinier/e
Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët në Delvinë
Pamje nga aksidenti në Sarandë: Automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi trotuar
Taverna ARGJIRO në Sarandë kërkon Sallatiere Turni i Dytë dhe Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.