Arrestohet skifteri i Sarandes
Sarandë
Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Finalizohet operacioni ”Speed”, ku është arrestuar në flagrancë autori i këtyre vjedhjeve.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin ”Speed”, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3”, Sarandë.
U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..
Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..
Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..
Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..
Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Pas vendimit të Gjykatës Sarandë, reagon familja: E vërteta do të dalë në dritë shumë shpejt!
15/04/188:00
Vila Luiza & Bushati në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare. PAGA 1 MILION LEKË
15/04/188:00
Gjykata e Sarandës dënon me 2 vite burg Papuçiun, konfiskohet objekti në favor të shtetit
15/04/188:00
SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për gjykim për të akuzuarit e Sarandës
15/04/188:00
I vuri flakën autobusit në Delvinë, shpallet në kërkim autori – FOTO
15/04/188:00
GLOBE Sarandë kërkon të punësojë Menaxher/e dyqani dhe Specialist/e Shitjesh
15/04/188:00
Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare me përvojë pune. PAGA 90,000 LEKË
15/04/188:00
Saranda shpreson se Shqipëria do të Bëhet dhe 56% besojnë tek Adriatik Lapaj
15/04/188:00
Digjet gjatë natës autobusi i linjës Delvinë – Tiranë, merr flakë edhe furgoni – FOTO
15/04/188:00
Azure Italian Restorant kërkon të punësojë Kamarier/e. OFROHET AKOMODIM
15/04/188:00
Rezervime
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
15/04/188:00
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
15/04/188:00
Apartament 2+1 me pishinë
15/04/188:00
Apartament 1+1 me pishinë
15/04/188:00
Apartamenti 2 – Vila Stupende
15/04/188:00
Suvenire
Suvenire nga Saranda
15/04/188:00
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
15/04/188:00
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
15/04/188:00
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/04/188:00
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
15/04/188:00