Gjykata e Sarandës dënon me 2 vite burg Papuçiun, konfiskohet objekti në favor të shtetit

26/04/2411:48

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2 vite burg biznesmenin 68 vjecar Pando Papuçi, i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një objekti në hyrje të Sarandës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, informon sa më poshtë:

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë (në vijim Prokuroria Sarandë) ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq të procedimit penal nr.774 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurit:
    Pando Papuçi dhe personit juridik “2P-SJ”, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Pando Papuçi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.
  1. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria Sarandë e përfaqësuar nga prokurore Silvana Belishta kërkoi:
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Pando Papuçi, për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  • Në aplikim të ritit te gjykimit të shkurtuar, uljen e këtij dënimi me 1/3 dhe në aplikim të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe konvertimi i këtij dënimi në shërbim prove me detyrimin që të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Shoqëria “2P-SJ” sh.p.k për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, i kryer për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”.
  • Heqjen e sekuestros preventive dhe vijimin e procedurave administrative. Shuarjen e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
  • Shpenzimet në ngarkim të të pandehurve.
  1. Më datë 23.04.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Edona Vajushi vendosi:
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Pando Nikolla Papuçi , për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit dhe si përfundim i pandehuri Pando Nikolla Papuçi dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
  • Vuajtja e këtij dënimi fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Shoqëria “2P-SJ” sh.p.k për kryerjen e veprës penale të “Ndërtim i paligjshëm”, i kryer për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”.
  • Në zbatim të nenit 190/1/a të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të objektit 7 katësh, i ndërtuar dhe zhvilluar në lagjen Nr. 1 të qytetit Sarandë, në hyrje të rrugës nr.5, nga subjekti “2P SJ”sh.p.k., me administrator shtetasin Pando Papuçi, i sekuestruar me vendimin nr.19, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
  • Shpenzimet hetimore dhe shpenzimet gjyqësore të përllogaritura në tabelën në fund të këtij vendimi i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Sarandë, më datë 26.04.2024.

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aldo Sulollari sjell “03:47”, thrillerin psikologjik mes misterit, sekreteve dhe ankthit
Zjarr i fuqishëm në Mesopotam Agroturizëm, shkrumbohet restoranti i resortit – VIDEO
Automjeti bie në Urën e Vanës, bllokohet qarkullimit për 300 banorë – VIDEO
Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier, Ndihmës Kamarier dhe Sanitare
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Taverna Garden në Sarandë kërkon Ndihmëse në kuzhinë dhe Pjatalarëse

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.