Arrestohet pronari i gurores, përgatiste dinamit me nitrat

26/03/1622:37

Shperndaje:


LAJMI-I-FUNDITSarande, sherbimet policore arrestuan ne flagrance me akuzën e “ Shkelja e Rregullave mbi lendet plasese, djegese e radioactive” shtetasin A P 43 vjec banor i lagjes nr.4 ne qytetin e Sarandes. Arrestimi i tij u krye pasi, sipas policisë, u kap duke pregatitur shperthim me lende eksplozive ne guroren ku ai ushtron aktivitetin e prodhimit te inerteve ne vendin e quajtur Mali Volloder pa autorizim perkates. 43 vjecari A P kishte hapur shtate gropa 3 m te thella ne te cilen kishte future lende eksplozive te pregatitur, kapsolle detonatore dhe fije teli perkatese per ndezje me sistem elektrik. Burime policore bëjnë të ditur se gjate kontrollit iu gjeten 23 cope kapsolle detonatore me tel perkates te pa plasura, nje aparat qe sherben per plasje elektrike, nje sasi dinamiti rreth 700 gr, nje ene metalike ( kazan ) qe sherbente per pregatitjen e lendes plasese ne menyre artizanale,100 kg pleh kimik Nitrat amoni, nje sasi prej 20 litra nafte te cilet sherbenin si lende e pare per prodhim te lendes plasese.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.