Arrestohet Keivi Hysa, i kërkuar për vrasjen e Edmond Mehmetit në Sarandë.


Arrestohet Keivi Hysa, shqiptari i kërkuar për vrasjen e pronarit të një lavazhi në Sarandë.
Keivi Hysa 27 vjeçari i cili akuzohet se më 2015 ka vrarë pronarin e një lavazhi në qytetin e Sarandës është arrestuar në Sesto San Giovani nga policia italiane. Hysa ka arritur të bie në prangat e policisë thuajse 3 vitesh pas ngjarjes, duke u arrestuar me akuzën e vrasjes për motive të dobëta me paramendim.
27 vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë qëlluar me armë zjarri në mjetin e Edmond Mehmetit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.
Arrestimi i Hysës është bërë falë bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës dhe Interpolit të Romës, ndërkohë që pritet të dalin detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
VIDEO e momenteve pas vrasjes https://www.youtube.com/watch?v=amlv9fIjvAQ

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.