Arrestohen hajdutët e disa vjedhjeve në Çukë, Berdenesh dhe Sarandë

06/06/1610:13

Shperndaje:


Policia e Sarande ka finalizuar operacionin e koduar “ÇUKA 2” LAJMI-I-FUNDIT Arrestohet personi i shpallur në kërkim, bashkëpunëtori për vjedhjen e mbetur në tentativë në Çukë të Sarandës si dhe për 5 vjedhje të tjera!
Në bazë të këtij operacioni të filluar më datë 03.06.2016, ku u arrestua në flagrancë shtetasi A B, 36 vjeç, baunes në Sarandë, në vijim të këtij operacioni, ditën e sotme më datë 06.06.2016, Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim, të quajtur:
Y Gj, 40 vjeç, i cili u kap në banesën e tij në fshatin Çukë të Sarandës.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një pompë uji me vlerë 100.000 lekë, në serat në pronësi të shtetasit A.I., 63 vjeç, banues në fshatin Gjashtë.
Gjatë hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të dokumentuara si më poshtë:
> Më datë 24.03.2016, në fshatin Berdenesh, është vjedhur lokali i shtetasit A.D.
> Më datë 24.03.2016, në të njëjtin fshat është vjedhur lokali i shtetasit Z.I.
> Më datë 20.05.2016, është konstatuar një vjedhje pasurie përsëri në fshatin Berdenesh – Sarandë.
> Më datë 28.01.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, është vjedhur automjeti i shtetasit I.Ç.
> Më datë 05.02.2016, në fshatin Çukë, është vjedhur banesa e shtetasit E.B.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: televizorë, pompa uji, orendi shtëpiake dhe sende të tjera të vjedhura.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hashtag2 kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.