Arrestohen 7 persona në Bashkinë Konispol

19/02/1612:31

Shperndaje:


Sarandë.  Gjatë një aksioni policor për kontrollet e automjeteve në disa akse rrugore të rrethit të Sarandës, Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 7-personave për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestohen shtetasit:

1- O T, 26 vjeç, banues në fshatin Shalës -Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Kryqëzimi” në fshatin Shkallë, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, pa targë dhe pa leje drejtimi.

2–> L R, 26 vjeç, banues në fshatin Ninat – Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap në flagrancë në Konispol, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë: AA556CN, pa leje drejtimi.

3–> T R, 52 vjeç, banues në Konispol – Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap në flagrancë në Konispol duke drejtuar motomjetin tip “Honda-Zips-Star”, pa targë dhe pa leje drejtimi.

4–> S A, 31 vjeç, banues në fshatin Shalës – Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin tip “Lonxia”, pa targë dhe pa leje drejtimi.

5–> A Z, 29 vjeç, banues në Konispol – Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap në flagrancë në fshatin Shkallë duke drejtuar motomjetin tip “Honda Inova” me targë: HNE509, pa leje drejtimi.

6–> E M, 26 vjeç, banues në fshatin Syzes -Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e lumit” në fshatin Shkallë, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, pa targë dhe pa leje drejtimi.

7—> A A, 33 vjeç, banues në fshatin Çiflik – Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi u kap në flagrancë në fshatin Shkallë, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan Honda”, pa targë dhe pa leje drejtimi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.