Arrestohen 2 gjirokastritë me 10 kg kanabis

30/04/198:55

Shperndaje:


Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë narkotike në një automjet.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Sarandë, falë edhe informacionit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur bllokimin e një automjeti të dyshimtë në fshatin Mursi të Konispolit.

Pas kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim
Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.