Arrestimi i vrasësve me pagesë të Irakli Davella, policia jep detajet – VIDEO
(DETAJET) Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi, policia deklaron: Sekuestruam armë dhe një shumë të madhe eurosh
Policia greke ka dalë zyrtarisht me një deklaratë për shtyp pas arrestimit të dy shtetasve shqiptarë, të dyshuar si vrasës me pagesë dhe autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo (alias Etmond Hysa) më 15 dhjetor 2024 në zonën e Thermomakedones në Athinë. Zyrtarisht, policia greke ka konfirmuar gjithashtu se në këtë ngjarje të rëndë mbeti i plagosur edhe një shtetas tjetër shqiptar.
Sipas autoriteteve, operacioni i djeshëm u zhvillua në zonat “Peristeri” dhe “Nea Smyrni” të Athinës, duke çuar në arrestimin e Jenis Tuljas, 44 vjeç nga Tirana, dhe Mirjan Guvelit, 45 vjeç nga Saranda. Ata akuzohen për veprat penale: “organizata kriminale,” “vrasje,” “armëmbajtje pa leje,” “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike.”
Policia bëri me dije se, më 15 dhjetor 2024, të dyshuarit u afruan me armë tre personave që po lëviznin në këmbë, duke qëlluar në drejtim të tyre. Për pasojë, humbi jetën 47-vjeçari Irakli Davella nga fshati Mesopotam i Finiqit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Njëri prej tyre u identifikua si 46-vjeçari Edi Lulo (alias Etmond Hysa) nga Puka. Pas krimit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me automjet.
Nga hetimet e kryera, policia zbuloi se autorët kishin përdorur katër automjete të ndryshme gjatë realizimit të krimit, duke lëvizur në mënyrë zinxhir për të shmangur identifikimin. Ata kishin ndryshuar targat e automjetit që përdornin për t’iu afruar viktimave, e kishin parkuar në vende të ndryshme dhe kishin kryer vëzhgime të rregullta, duke ruajtur një profil të ulët për të shmangur zbulimin. Madje, ata nuk kishin dhënë të dhëna të sakta gjatë qiradhënies së mjeteve.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi:
2 armë zjarri “Kallashnikov” 1 armë zjarri “Scorpion” 2 jelekë antiplumb 118 fishekë 6 krehëra 3 silenciatorë Pranga, 3 thika, pajisje TASER dhe pajisje portative GPS 6 gramë marijuanë Celularë dhe karta SIM 1 dron dhe dylbi 5 automjete dhe çelësat e tyre Një shumë prej 79,500 eurosh
Hetimet për këtë rast vijojnë ndërsa autoritetet greke po bashkëpunojnë me ato shqiptare për të ndriçuar plotësisht rrethanat dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Suvenire nga Saranda
28/01/2514:05
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
28/01/2514:05
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
28/01/2514:05
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
28/01/2514:05
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
28/01/2514:05