Arratisen nga burgu i Avlonës dy shqiptarë


Arratisen nga burgu i Avlonas në Greqi dy shqiptarë. Dy të burgosurit u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut mbrëmjen e sotme. Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut. Në momentin e pikasjes së tyre, gardianja ka hapur zjarr në ajër.

Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

Policia greke është vënë në ndjekje të dy personave të arratisur. Nga ana e autoriteteve greke, të dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Një nga dy të arratisurit 22 vjecar, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos. Ai dyshohet si pjesë e të qujaturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Koridhillos”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë