Ardit Bido në Kuvend: Problemi i parkingjeve në Sarandë duhet të marrë zgjidhje tani!

Ardit Bido në Kuvend: Problemi i parkingjeve në Sarandë duhet të marrë zgjidhje tani! Deputeti i Sarandës, Ardit Bido, ngriti në Kuvend shqetësimin për mungesën e hapësirave të parkimit në Sarandë, duke e cilësuar atë si një nga sfidat më të mëdha urbane me të cilat përballet qyteti.

 

 

Sipas tij, rritja e vazhdueshme e Sarandës dhe fluksi i lartë i turistëve gjatë gjithë vitit kanë bërë që mungesa e parkingjeve të kthehet në një problem të përditshëm për banorët dhe vizitorët.

 

Bido vlerësoi investimet e nisura nga qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e dy parkingjeve të reja në qytet, por theksoi se këto ndërhyrje nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur situatën në afatgjatë.

 

“Saranda ka nevojë për një vizion të plotë dhe afatgjatë për parkimin, si për banorët, ashtu edhe për turistët që vizitojnë qytetin çdo vit”, u shpreh ai.

 

Deputeti kërkoi bashkëpunim mes qeverisë qendrore, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë për krijimin e pikave funksionale të parkimit në të gjitha zonat e qytetit, përpara se problemi të marrë përmasa më të mëdha.

 

Ai theksoi se zgjidhja e çështjes së parkimeve është jetike për funksionimin normal të qytetit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Sarandë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.