Akuzohen për vjedhjen e 4 motorave: Prangosen 2 të rinj, 1 tjetër në kërkim – VIDEO

11/02/2511:33

Shperndaje:

Akuzohen për vjedhjen e 4 motorave: Prangosen 2 të rinj, 1 tjetër në kërkim

Policia njofton se strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një operacion për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes së motomjeteve në qytet dhe zonat përreth.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe provave të siguruara, u arrestuan në flagrancë shtetasit:


🔹 K. H., 20 vjeç, banues në Sarandë
🔹 O. J., 23 vjeç, banues në Delvinë
Gjithashtu, u shpall në kërkim E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në Sarandë dhe më pas i kanë transportuar në Delvinë për t’i modifikuar dhe shitur.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi:
2 motomjete të vjedhura
1 automjet që dyshohet se është përdorur për vjedhjet

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.