AKU Sarande bllokon 84 kg peshk kontrabande nga Greqia

05/07/1816:15

Shperndaje:


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet ne varësi, me fillimin e sezonit turistik, i kanë intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Në këtë kuadër, AKU-ja i ka shtuar më shumë aksionet dhe kontrollet për produktet ushqimore dhe njësitë tregtare, veçanërisht në zonat bregdetare, ku dhe numri i pushuesve është më i madh.
Mbrëmjen e ditës së djeshme, në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir, ka bllokuar një sasi prej 84 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive.
Sasia e konfiskuar ndodhej në nje automjet dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Subjekti u gjobit me 100000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar.
Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.