Aksioni i Ujit, kapen në Sarandë 2 lidhje të paligjshme në pishina

04/02/1818:34

Shperndaje:


Aksioni i filluar prej dates 1 shkurt kunder lidhjeve te paligjme, ka dhene rezultatet e para edhe në Sarandë.
Ashtu siç kishim paralajmëruar në Saranda Web, ku humbjet e ujësjellësit në Sarandë nuk vijnë nga përdorimi i ujit të familjeve por nga përdorimi i ujit për mbushjen e pishinave të hoteleve, kjo rezultoi e vërtetë edhe nga aksioni i Task Forcës së Ujit.
Në ditën e parë, sipas burimeve të Saranda Web, janë konstatuar 2 lidhje të paligjshme që furnizonin 2 pishina të hoteleve me emër në Sarandë (për arsye etike nuk po i përmendim).
Të njëjtat burime shprehen se pronarët e hoteleve janë dërguar për ndjekje penale, por ende nuk dihet nëse do të ketë ndjekje penale për personat e tjerë përgjegjës në Ujësjellës kanalizime që kanë bërë të mundur lidhjen dhe lejimin e këtyre lidhjeve të paligjshme, pasi linja e re e ujësjellësit përfundoi vetëm 1 vit më parë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.