Adrian Gurma shpjegon arsyet e ndërprerjes së punimeve në Bulevard

21/12/1910:07

Shperndaje:


Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma ka shpjeguar arsyet e ndërprerjes së punimeve për rikonstruksionin e Bulevardit.
Sipas tij, punimet janë ndërprerë pas kërkesës së kryeministrit Rama për mobilizimin e të gjitha makinerive në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryebashkiaku Gurma nuk shpjegoi nëse kjo ndërprerje punimesh do të sjelli edhe vonesa në përfundimin e tyre dhe pasoja në mbarëvajtjen e sezonit turistik, por tha se ne do të kemi një takim me përfaqësuesit e kompanisë FUSHA shpk për rifillim të punimeve sa më shpejt.
Loti i parë i punimeve në Bulevard është fituar nga FUSHA shpk me vlerë rreth 7 miliardë lekë. Në këtë tender u eleminuan 2 kompanitë e tjera pjesëmarrëse me oferta më të ulta me argumentin se nuk plotësonin kriteret.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.