Abuzuam dhe shfrytëzuan 13-vjeçaren, Gjykata e Sarandës jep vendimin për 2 të akuzuarit

21/11/2114:36

Shperndaje:

Sarandë, Gjykata le në burg dy të dyshuarit për shfrytëzimin seksual të një 13-vjecareje. Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarë ose media, është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rako, oficer policie, 63-vjec banues në Mursi, Konispol dhe Stefan Koloi, 62-vjec banues në Xarrë, Konispol. Për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Ata akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Për mediat nuk është bërë me dije as prokurori apo gjyqtari i cështjes.


Po vijojnë hetimet intensivisht pasi ka dyshime edhe për të tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjecaren. Ndërkohë që do të kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve që kryhen për këtë cështje. Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë, sic u shpreh policia por edhe organi i akuzës, përsëri të dyshuarit në seancë kanë mbajtur qëndrim mohues.

Ndërkohë familjarë të vajzës janë shprehur me parë se kishin informacion që vajza e tyre punonte në Ksamil si pastruese. Mësohet se të miturën vinin nga Xarra cdo ditë e merrnin në orën 16.00 dhe sillnin në 22.00. Por njëherësh nga punonjës të sherbimit social dhe policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante Iphone 12, kryente make up dhe kishte marrë banesë me qera në Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.