Abuzoi seksualisht dhe më pas shfrytëzoi për prostitucion 13-vjeçaren, arrestohet kryeinspektori i Policisë Sarandë dhe tutori

19/11/2112:24

Shperndaje:

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka arrestuar punonjësin e policisë, Petraq Rako, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.

Mund të ishte mbesa e tyre, por kjo nuk ka penguar dy burra mbi të 60-at që të abuzojnë seksualisht dhe më pas ta përdorin për prostitucion një 13 vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ndërsa situata bëhet edhe më skandaloze ku i përfshirë në këtë skemë është edhe kryeinspektori i Policisë Sarandë.

Në pranga përfundoi kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips dhe tutori Stefan Koloi, 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol. Arrestimi i tyre është bërë nga SHÇBA , pas një hetimi 1 mujor për rastin që ishte denoncuar në Polcicinë e Sarandës.

Kryeinspektori Rako, i cili ishte klient i 13-vjeçares u arrestuar në flagrancë, ndërsa Stefan Koloi, 62 vjeç ishte tutori i saj, i cili ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi 13 vjeçaren, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.