Abuzimet në Bashkinë Finiq, reagimi i OMONIA


 

Lidhur me abuzimet në tenderat e zhvilluar në Bashkinë Finiq, kjo e faktuar tashmë edhe nga raporti i KLSH, OMONIA ka konstatuar se ” ka patur mungesë transparence dhe praktika korruptive në investimet që janë në proçes zbatimi apo janë kryer në Bashkinë Finiq.
Reagimi i OMONIA-s ka vazhduar se “Flagrant është rasti me dy vepra, Ujësjellësin e fshatit Memoraq dhe rrugën Dërmish – Dhivër – Cerkovicë. Ndërsa ishte miratuar projekti për rehabilitimin e asfaltimin e rrugës prej 12 klm,përfundimisht i njejti fond përdoret për një gjatësi rruge 2,5 klm. Dhe kjo në emër të një cilësie më të mirë u zvogëlua në mënyrë drastike kilometrazhi. Por fakti i realizuar tregon se cilësia është më e keqe. Veç kësaj të dy veprat janë filluar me një vit vonesë për arsye se Kryetari i Bashkisë kërkonte ti merrnin për zbatim kompani të përzgjedhura prej  tij”, thuhet në reagimin e OMONIA.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.