6-vjeçari Flavio kërkon ndihmë: Dua të jetoj si gjithë shokët e mi…


6-vjeçari Flavio kërkon ndihmë: Dua të jetoj si gjithë shokët e mi…
6-vjeçari Flavio Beshiku, fëmija i tretë i Olsi dhe Fullanxa Beshikut, që në moshën 1-vjeçare është i diagnostikuar me mëlçi dhe shpretkë të zmadhuar. Prej pesë vitesh prindët e Flavios nuk kanë reshtur duke shkuar sa nga një mjek tek tjetri në Tiranë dhe ende nuk po gjendet shkaku i zmadhimit të mëlçisë tek Flavio. Të ndodhur para kësaj situate mjekët në Tiranë rekomanduan dërgimin e Flavios në një nga spitalet në Turqi. Madje u përgatit edhe dokumentacioni e u dërgua në Ministrinë e Shëndetësisë, ku në mars të 2020 u miratua dërgimi i djalit në Turqi, por për shkak të pandemisë nuk u realizua dot. Ndërkohë që gjendja e Flavios dita – ditës rëndohet dhe vetë vogëlushi e ndihet shumë i dobët e me mjaft shqetësime. Por prindët e Flavios nuk kanë anë financiare që privatisht të shkojnë në Turqi, se për operacionin e Flavios kërkohen 10 mijë euro.
Më dhemb shumë barku, por edhe këmbët e krahët, na thotë Flavio, ndërsa kërkon ndihmë që të jetojë edhe ai si shokët…

Kushdo që e ka mundësinë për të ndihmuar mund të ndihmojë në llogarinë e babait të Flavios, Olsi Beshiku, numër llogarie në Raiffeisen Bank, IBAN 0011490482, SWIFT SGSBALTX
Kontakt: +355 67 604 9745
Edhe nëse s’ke mundësinë financiare, mund ta ndihmosh Flavion duke e SHPËRNDARË këtë video

 

View this post on Instagram

 

6-vjeçari Flavio kërkon ndihmë: Dua të jetoj si gjithë shokët e mi… 6-vjeçari Flavio Beshiku, fëmija i tretë i Olsi dhe Fullanxa Beshikut, që në moshën 1-vjeçare është i diagnostikuar me mëlçi dhe shpretkë të zmadhuar. Prej pesë vitesh prindët e Flavios nuk kanë reshtur duke shkuar sa nga një mjek tek tjetri në Tiranë dhe ende nuk po gjendet shkaku i zmadhimit të mëlçisë tek Flavio. Të ndodhur para kësaj situate mjekët në Tiranë rekomanduan dërgimin e Flavios në një nga spitalet në Turqi. Madje u përgatit edhe dokumentacioni e u dërgua në Ministrinë e Shëndetësisë, ku në mars të 2020 u miratua dërgimi i djalit në Turqi, por për shkak të pandemisë nuk u realizua dot. Ndërkohë që gjendja e Flavios dita – ditës rëndohet dhe vetë vogëlushi e ndihet shumë i dobët e me mjaft shqetësime. Por prindët e Flavios nuk kanë anë financiare që privatisht të shkojnë në Turqi, se për operacionin e Flavios kërkohen 10 mijë euro. Më dhemb shumë barku, por edhe këmbët e krahët, na thotë Flavio, ndërsa kërkon ndihmë që të jetojë edhe ai si shokët… Kushdo që e ka mundësinë për të ndihmuar mund të ndihmojë në llogarinë e babait të Flavios, Olsi Beshiku, numër llogarie në Raiffeisen Bank, IBAN 0011490482, SWIFT SGSBALTX Kontakt: +355 67 604 9745 Edhe nëse s’ke mundësinë financiare, mund ta ndihmosh Flavion duke e SHPËRNDARË këtë video

A post shared by Saranda Web (@saranda.web) on

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.