6 të plagosur nga aksidenti në rrugën Kardhiq – Sarandë, mes tyre 3 të mitur

09/08/2211:49

Shperndaje:

Një aksident ka ndodhur para pak castesh në rrugën Kardhiq – Sarandë, në Shelegar. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila sipas dëshmive nga vendngjarja, ka marrë 6 të plagosur. Nga aksidenti është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në të dy kahët e lëvizjes.

Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur.

Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nesër do të ketë një shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi
Rooftop Saranda kërkon të punësojë Hostes
ENI Apartament në Shëtitoren e Sarandës kërkon Sanitare
Hotel PINI dhe La Mar Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon staf
Pas shembjes së rrethimit 20-vjeçar, banorët e Nivicës shtrojnë rrugën për plazhin e Kakomesë
Balux Cafe Restaurant Lounge në Sarandë kërkon Banakier. Punësim gjatë gjithë vitit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.