6 mjekimet më të efektshme për kurimin e Covid-19, deri më tani

28/12/2018:30

Shperndaje:


Shumë vende të botës po përdorin shumë terapi të ndryshme për të kuruar të infektuarit me Covid-19.
Deri më tani disa prej tyre kanë dhënë efekte pozitive, por sërish ka shumë rrugë për të bërë deri në gjetjen e një ilaçi përfundimtar.
Më poshtë po rendisim 6 trajtimet e përdorura nga spitalet:

1. Dexamethasone

Sipas një studimi të Universitetit të Oxfordit një në tetë pacientë në frymëmarrje të drejtuar u shërua. Rezultatet u publikuan në mes të qershorit dhe tani po përdoret si trajtim i detyrueshëm për të sëmurët.

2. Plazma

Përdorimi i plazmës së personave që kanë kaluar Covid-19 po përdoret për trajtimin e të sëmurëve të tjerë. Agjensia ameriakne e sëmundjeve miratoi të hënën përdorimin e plazmës si një ndër trajtimet e efektshme kundra Covid-19.

3. Remdesivir

Ilaçi u miratua për përdorimin në rast të emergjencës në SHBA, Indi dhe Singapor, dhe u miratua në BE, Japoni dhe Australi për përdorim në personat me simptoma të rënda.

Ky është një ilaç i shtrenjët i prodhuar nga një kompani amerikane. Në fillim është përdorur për trajtimin e Hepatitit C, dhe më pas për Ebolën.
Në rastin e të sëmurëve me Covid-19 ende nuk dihet nëse ka efekt në uljen e vdekshmërisë.

4. Tocilizumab

Tocilizumab është një ilaç i përdorur për të trajtuar artritin. Ilaçi u përdor shumë në Itali në mars, ku u pa se personat që e përdornin nuk përfundonin në frymëmarrje të drejtuar. Por numrat ishin aq të ulët sa nuk bënte ndryshime me ilaçet e tjera.

5. Ilaçet e tensionit

Shkencëtarët mendojnë se personat të cilët trajtohen për probleme të tensionit janë më të mbrojtur. Një studim ka gjetur se personat që vuajnë nga tensioni i lartë kanë shumë më pak gjasa të përfundojnë të sëmurë rëndë.

Kjo nuk do të thotë se këto ilaçe përdoren për të trajtuar infeksionin e Covid-19, tek pacientët që nuk vuajnë nga zemra.

6. Interferon beta

Interferoni Beta është një ilaç që përdoret për të kururar sklerozën multiple. Studimi i prezantuar në korrik, tregoi se personat që u trajtuan me këtë ilaç qendruan më pak ditë në spital. Por në studim morën pjesë 101 pacientë dhe rezultatet nuk u prezantuan të plota. /exit.al


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.