3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për të ndaluar vjedhjen e votave

30/01/2519:17

Shperndaje:

3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për monitorimin e fushatës zgjedhore

 

Tre prokurorë të SPAK do të monitorojnë fushatën zgjedhore në Qarkun Vlorë. Elida Kaçkini, Bledar Maksuti dhe Manjola Kajana do të hetojnë çdo informacion në lidhje me shitblerjen e votës, përdorimin e administratës dhe infrastrukturës publike, ushtrimin e presioneve ndaj zgjedhësve, si dhe përfshirjen e grupeve kriminale në bashkitë Vlorë, Sarandë, Himarë, Selenicë, Delvinë, Finiq dhe Konispol.

 

SPAK i ka kushtuar Qarkut Vlorë të njëjtën vëmendje si Tiranës, pasi vetëm në këto dy qarqe janë caktuar nga tre prokurorë. Ndërkohë, në qarkun e Fierit janë angazhuar dy prokurorë, ndërsa në qarqet e tjera nga një prokuror secili.

 

Sipas SPAK, përveç prokurorëve, grupet hetimore në terren do të përbëhen edhe nga hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës.

 

Një ekip i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të Prokurorisë së Posaçme do të monitorojë gjithashtu përdorimin e buxhetit dhe investimet publike, të cilat nuk lejohen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet përkatëse.

 

Gjatë kësaj periudhe, grupet hetimore do të bashkëpunojnë ngushtë me drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, drejtuesit e drejtorive të policisë, agjencitë ligjzbatuese, institucionet publike, median, shoqërinë civile dhe pushtetin lokal në zonat që mbulojnë.

 

Platformë e posaçme për denoncime 

 

Pritet që të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe një adresë e-maili. Gjithashtu, do të krijohet një grup i specializuar për monitorimin e të dhënave të publikuara në media dhe rrjetet sociale, të cilat më pas do t’u përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren për verifikim të mëtejshëm.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për të ndaluar vjedhjen e votave
Të arrestuarit për vrasjen e Irakli Davella: “Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat”
Qytetarët pa përgjigje për Eco Campusin, Kinoteatrin dhe sheshet e ndërtimit të paguara – VIDEO
MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDE, 30 JANAR 2025 – LIVE
Kompania Globe kërkon të punësojë në dyqanin e Sarandës Specialist Shitje
Karburanti “ANEL” te Porti i Peshkimit kërkon të punësojë Shitës Karburanti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.