

Festohet Dita e Ujit të Bekuar në Sarandë


Besimtarët ortodoksë në Sarandë kanë festuar sot Ditën e Ujit të Bekuar, e njohur ndryshe si “Theofania”. Kjo festë kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene. Por ndryshe nga qytetet që kanë liqene apo lumenj Saranda tradicionalisht hedhjen e kryqit e zhvillon në detin Jon. Festa e ujit të bekuar personifikon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, nga Gjon Pagëzori. Ceremonia e hedhjes së kryqit në det nisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Harallambi nga Mitropoliti i Gjirokastës Despot Dimitri ku besimtarët ortodoksë i uruan njëri-tjetrit paqe dhe harmoni në familje. Më pas besimtarët u zhvendosën në zonën e ujit të ftohtë ku u be edhe hedhja e kryqit në det. Mes disa të rinjve që u hodhën në det për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta ishte Kristaq Qose, i cili ishte edhe njeriu që arriti ta kapte atë. Shumë banorë në qytetin e Sarandës dhe fshatrat përreth u bene pjesë e ceremonisë së përvitshme, tanimë, e cila organizohet çdo datë 6 janar.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
06/01/1613:04

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
06/01/1613:04

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
06/01/1613:04

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
06/01/1613:04

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
06/01/1613:04

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
06/01/1613:04

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
06/01/1613:04

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
06/01/1613:04

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
06/01/1613:04

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
06/01/1613:04






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
06/01/1613:04

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
06/01/1613:04

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
06/01/1613:04

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
06/01/1613:04

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
06/01/1613:04
Suvenire

Suvenire nga Saranda – Shegë
06/01/1613:04

Suvenire nga Saranda
06/01/1613:04

Suvenire nga Saranda
06/01/1613:04

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
06/01/1613:04

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
06/01/1613:04




