2 Tendera të tjerë në Bashkinë Finiq me 99% të fondit limit


Bashkia Finiq ka njoftuar për shpalljen e fituesit për 2 tendera të zhvilluar ditët e fundit. Bëhet fjalë për tenderat “Portali taksapaguesve” dhe “Dixhitalizimi aseteve pyjeve dhe kullotave”.
Në të dyja rastet, tenderat janë zhvilluar pa konkurencë dhe oferta ka qenë për të dyja tenderat nga i njëjti subjekt.
Ashtu sic ndodh përgjithësisht në tenderat e Bashkisë Finiq, edhe në këta 2 tendera oferta fituese ka qenë në shifrat rreth 99% të fondit limit dhe konkretisht:
– Për tenderin “Dixhitalizimi aseteve pyjeve dhe kullotave” fondi limit ishte 15 milionë lekë pa tvsh, ndërsa oferta fituese është shpallur me vlerën 14.900 lekë
– Për tenderin “Portali taksapaguesve” fondi limit ishte 2,166,666 lekë pa tvsh ose rreth 26 milionë lekë të vjetra me tvsh. Edhe për këtë tender nuk ka patur konkurencë dhe fitues është shpallur subjekti me ofertë 2,100,000 lekë pa tvsh.
Duke parë oferat dhe fituesit e tenderave në Bashkinë Finiq natyrshëm lind pyetja: Vërtet pjesmarrësit në këta tendera lozin bllofin apo marrin paraprakisht garanci se fitues do të shpallen ata?!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë