17-vjeçari kapet me thikë në çantën e librave brenda ambjenteve të shkollës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bazuar në informacionet e grumbulluara për nxënës që mund të mbajnë armë të ftohta me vete, kanë ushtruar kontroll në një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës.

Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një armë e ftohtë (thikë), të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.

Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.

Policia edhe një herë shpreh gadishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet arsimore, Qeverinë e Nxënësve, Bordin e Prindërve, Oficerët e Sigurisë dhe psikologët, me qëllim që në ambientet e shkollës të ketë siguri për jetën e nxënësve dhe për të zhvilluar një proces mësimor sa më të qetë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.